Trajneri kuqezi: Mudn ta parakalojmë, kemi takimin direkt në “San Siro”. Maksuell? Po, më pëlqen
Në ditët e fundit emri i brazilianit Maksuell i është afruar Milanit: te Interi anësori i majtë nuk po gjen më hapësirë dhe për këtë ka refuzuar disa herë ofertat për rinovimin e kontratës. Vetë menaxheri i tij e sheh lojtarin larg zikaltërve, por nga ana tjetër Karlo Ançeloti e vlerëson: “Më pëlqen si lojtar, - thotë trajneri i Milanit. Është një mbrojtës i shkëlqyer krahu, një nga më të mirët”. Por Galiani frenon dhe për portierët nënvizon:
“Nuk do të kthehemi në merkato. Do ta presim Abiatin dhe kemi besim te Dida e Kalac”.Kësisoj, pas fjalëve të menaxherit të Maksuellit, Mino Raiola, që në të vërtetë nuk e ka përjashtuar mundësinë e një të ardhmeje me fanellën kuqezi të aistentit të tij, vjen edhe “sponsorizimi” i Karlo Ançelotit. Trajneri kuqezi rrëfen hapur se e çmon lojtarin dhe nuk e fsheh që i pëlqen ta stërvisë. Por Adriano Galiani, si zakonisht del kundër dëshirës së teknikut:
“Mino Raiola është një menaxher shumë i zoti, - tha drejtuesi milanit, -, na ka sjellë një mbrojtës si Mationi dhe nuk mund të bëjmë ndonjë koleksion me ardhjen e Maksuellit”. Duke folur për të tashmen, Ançeloti pastaj del hapur dhe dhotë se synon vendin e dytë: “Është një objektiv i mundshëm, sepse largësia nga Juvja nuk është shumë e madhe dhe kemi takimin direkt në “San Siro”, ndaj besoj se mund t’i parakalojmë.
Megjithatë objektivi është të luajmë mirë dhe ta mbyllim sa më mirë sezonin”. Dhe mbi dëmtimet, që në këtë sezon po “e persekutojnë” skuadrën kuqezi, Ançeloti shpjegon: “Është një vit i pafat për Milanin dhe këtë e tregon dhe dëmtimi i fundit i Abiatit. Asnjë nuk mund të bënte dot gjë, këtë herë fati na ndëshkoi në mënyrë të tepruar. Ndërkohë Kakà pësoi një goditje në Sienë, por për fat të mirë nuk është ndonjë dëmtim serioz. Duhet vetëm t’i shfryhet hematoma dhe shpresojmë ta riaftësojmë për të dielën”.
Nga ana e tij, Galiani konfirmon “një besim të plotë ndaj stafit mjekësor: nuk mendoj se janë bërë gabime dhe do të vazhdojmë me njerëzit që kemi. Vazhdoj të mendoj që pa mungesat e shumta, ne këtë vit do të fitonim titullin”. Në fund, zëvendëspresidenti i Milanit kthehet te polemika në largësi me Mourinjon: “Do të gjejmë mënyrën që Interi të mos flasë më për Milanin dhe asnjë nga futbollistët tanë të flasë më për Interin dhe trajnerin e tij”.
19 March 2009
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment