19 March 2009

Abiati siguron portën: Besoni te Dida

Kur thuhet që fati i keq “shikon” shumë mirë, me sa duket është fjala për rastin e fundit që i ndodhi Kristian Abiatit. Portieri i Milanit, i kthyer më në fund si një protagonist mes dy shtyllave me fanellën kuqezi, pas ndonjë viti jo të mirë, këtë sezon është sigurisht mes më të mirëve të skuadrës së tij, por pikërisht kur gjithçka dukej se po shkonte mirë dhe me një pozicion portieri titullar tashmë të konsoliduar, vjen edhe dëmtimi i rëndë.
Për ish-portierin e Juventusit e Torinos, sezoni pa dyshim që është mbyllur dhe kjo ia hap dyert rikthimit të Didës, një gjë që mesa duket, nuk duket se i ka qetësuar tifozët kuqezinj. Për portierin brazilian është vetë Abiati që siguron se porta e Milanit është e sigurt: “Pas këtij dëmtimi që është më i rëndi në karrierën time, do të jem i detyruar për të disatën herë të rifitoj një fanellë titullari në të ardhmen. Dida? I ka zgjidhur problemet e tij dhe mund të them se është kthyer ai portieri i madh që njihnim dikur”.
Megjithatë, dëmtimi i Abiatit e ka detyruar Milanin të shohë për një portier të ri. Italiani do të qëndrojë jashtë 6 muaj dhe do ta nisë me vonesë përgatitjen në krahasim me grupin. Zëvendësi i tij nuk mund të konsiderohet një zgjedhje e besueshme dhe klubi mund të vendosë ta shesë diku gjetkë në sezonin që vjen. Ja pse Milani i ka hedhur sytë nga portieri i ri i Kaljarit, Marketi

No comments:

Post a Comment