20 March 2009

Simoni: Shpresoj që Hoze të ikë tek Reali

Hoze Mourinjo vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Në të mirë dhe në të keq. Sjellja e trajnerit të Interit duket se kohët e fundit nuk po pëlqehet shumë si në fillim, kritikat negative janë më të shumta se komplimentat. Në lidhje me këtë, kanë ardhur edhe deklaratat e Xhixhi Simonit, një njeri që ambientin zikaltër e njeh: “Lajmi i një kalimi të mundshëm të Mourinjos tek Reali i Madridit duket me të vërtet një gjë e mirë. Ndoshta mund të gjejmë pak paqe.
Eshtë një trajner i madh dhe kjo nuk diskutohet, - ka vazhduar ish-trajneri i zikaltërve -, por ka një mënyrë të egzagjeruar dhe jo shumë respektuese në përballjen me situatat e ndryshme. Mjafton të mendojmë për mënyrën se si është sjellë me Beretën dhe Ranierin. Simoni ka kërkuar një konsideratë më të madhe për futbollin italian: “Portugezi është i zgjuar, nëse do të shkonte të stërviste një ekip në Spanjë ndoshta do të flitet më pak për polemikat e tij dhe më shumë për futbollin. Mourinjo duhet të tregojë më shumë respekt ndaj futbollit tonë që është shpallur katër herë Kampion i Botës”.

No comments:

Post a Comment