Në takimin që do të ketë së shpejti me Moratin, Mourinjo do të kërkojë të paktën katër lojtarë të mëdhenj. Duhet një mbrojtës, një mesfushor, një fantazist dhe një qendërsulmues. Pëlqehet shumë danezi Simon Kjaer, 19-vjeçari i Palermos.
Gjithashtu edhe Nemanja Vidiç, 27-vjeçari serb i Mançester Junajtedit. Përsa i përket mesfushës ëndrra e Mourinjos mbetet Esien, por ganezi konsiderohet i pashitshëm nga Çelsi. Më e praktikueshme rruga që të çon tek braziliani (komunitar) Tiago Mota, 26-vjeçari i Xhenoas. Pëlqehet edhe sllovaku i Napolit Marek Hamsik (për të cilin duhen 30 milion euro), ndërsa lojtari i Sampdorias Palombo pëlqehet për të forcuar një repart ku do të aktivizohet më shpesh edhe Stankoviç.
Braziliani Diego i Verderit është emri i parë në listën e fantazistëve, për të cilin duhen 20 milion. Përsa i përket sulmuesit, përveç Akuafreskës (në pronësi të Interit), Mourinjo kërkon një qendërsulmues si Drogba ose Milito. Por nëse do të largohej Ibrahimoviç do të synohej me çdo kusht marrja e Agueros. Pa harruar Etonë.
20 March 2009
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment