Kishte qenë i drejtpërdrejt të dielën në mbrëmje Xhianluka Komoto: “Santon meritonte kartonin e kuq, faulli i tij ka qenë i duskshëm dhe meritonte të nxirrej jashtë”. Zhgënjimit për humbjen e Fiorentinës, mbrojtësit i ka shtuar dhe dëmin fizik që i është shkaktuar në brinjë nga 18-vjeçari i Interit. Dhe në përfundim të takimit vetë “fëmija”, siç e ka cilësuar Mourinjo, ka pranuar me ndershmëri të madhe që ka pasur fat: “Arbitri më ka falur duke më dhënë vetëm një karton të verdhë.
Nuk ka qenë një ndërhyrje shumë e pastër. Nuk ishte qëllimi im të ndërhyja në atë mënyrë, Komoto ka spostuar topin në momentin e fundit dhe unë nuk kam arritur të tërheq mbrapa këmbën”. Me shpërthimin e tij të jashtëzakonshëm, që faktikisht e ka bërë të pazëvendësueshëm tek Interi, Santon është përgjegjës indirekt për prishjen e marrëdhënieve të klubit zikaltër me lojtarin brazilian Maksuell, i cili nuk po aktivizohet më, por mbrojtësi i ri nuk është dakord me shikim e gjërave në këtë mënyrë: “Nuk i kam vjedhur vendin, ai është një lojtar i madh. Baloteli? Mario është një djalë me personalitet, por në disa momente ekzagjeron. Duke bërë kështu në fund do të bëhet shënjestra e preferuar e tifozerive kundërshtare”, ka thënë Santon.
19 March 2009
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment