19 March 2009
Nuk ka skualifikim për Hoze Mourinjon
Nuk do të ketë asnjë skualifikim për Hoze Mourinjon, por vetëm një paralajmërim dhe një gjobë prej dhjetë mijë eurosh. Kështu ka vendosur gjykatësi sportiv. Të dielën në mbrëmje, në minutat e fundit të takimit Inter-Fiorentina, trajneri zikaltër ishte çuar nga stoli dhe ishte futur në fushë për të protestuar kundër gjyqtarit. Kjo protestë ka bërë që portugezi të përjashtohej nga fusha. Kundër Rexhinës, Mourinjo do të jetë rregullisht në vendin e tij. Ka pasur fat më të keq kolegu i tij tek Sampdoria, Valter Maxarri, që është skualifikuar për një javë “pasi ka kundërshtuar vendimet e gjyqtarit në pjesën e dytë, duke i drejtuar arbitrit të katërt fraza fyese të shoqëruara me një duartrokitje provokuese”. Janë 14 lojtarët e skualifikuar për një javë: bëhet fjalë për Kosu (Kaljari), Kolarov (Lacio), Mota, Diamutene, Pizarro (Roma) - NUK DO TE LUAJN KUNDER JUVENTUSIT, Ambrozini (Milan), Aronika (Napoli), Çirilo (Rexhina), Jankoviç (Xhenoa), Mikoli (Palermo), Mudingai, Terci, Zenoni (Bolonja), Samuel (Inter). Përsa i takon klubeve, gjobë për Fiorentinën (12.000 euro), Lacion dhe Rexhinën (10.000 për të dyja) për kore raciste të tifozëve të tyre. Gjithashtu janë gjobitur edhe Atalanta (5.000 euro), Sampdoria (3.000 euro), Kaljari (2.500 euro), Lacio (1.000 euro).
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment