Nuk duhet të kenë frikë tifozët interistë, Zllatan Ibrahimoviçi nuk do të lëvizë nga Interi, të paktën për momentin. Pas deklaratave të lëshuara të hënën nga agjenti i lojtarit, Mino Rajola, i cili kishte lënë të kuptohej se mund të vinte lamtumira e Ibrës me klubin zikaltër, dje ka qenë vetë Rajola që ka analizuar situatën. “Eshtë e qartë se dalja nga Championsi e ka zhgënjyer shumë lojtarin, por ai ka akoma edhe katër vite të tjera në kontratë, do të largohej vetëm në raste se Morati do të vendoste ta shiste”.
Po sa vlen Zllatani: “Skuadrat që mund të përpiqen ta marrin janë vetëm ato më të mëdhatë si Liverpuli, Çelsi, Barcelona, Reali i Madridit. Gjithsesi, Ibra vlen 100 milion euro, është lojtari më i kompletuar në botë”. Por Championsi mund të kthehet në një problem të madh në të ardhmen: “Në Itali me një mbrojtje të fortë dhe një lojtar si Zllatani fitohet kampionati. Në Champions. Duhet një ekip që të luajë në mënyra të ndryshme”, ka thënë Rajola.
19 March 2009
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment