06 March 2009

Redknap, 4 fitore për mbetje në elitë

Trajneri i Totenhemit, Heri Rednap ka një llogari të qartë për skuadrën, në mënyrë që ajo t’i mbijetojë luftës në elitën e futbollit anglez. Totenhemi aktualisht mban vendin e 14-të në Premiere Ligë, me 28 pikë, dy më shumë se skuadrat e zonës së ftohtë, teksa deri në fund të kampionatit do të luajë edhe 12 ndeshje. “Për fat të keq na mbetet të luftojmë për mbijetesë. Mendoj se 4 fitore në 12 ndeshjet e ardhshme do të na sigurojnë qëndrimin në Premiere Ligë - theksoi Rednap -. Rezultatet e javës së kaluar e kanë hapur më shumë betejën për mbijetesë. Fitorja e Midëlsborout ndaj Liverpulit e ktheu atë në luftë, por edhe ne momentalisht luajmë mirë dhe kemi besim. Mund të ballafaqohemi me këdo, sepse kemi lojtarë cilësorë”, deklaroi trajneri i “Spërsave”, pas fitores të thellë të arritur të mërkurën.

No comments:

Post a Comment