06 March 2009
Drogba: Karrierën e mbyll te Çelsi
Sulmuesi Didier Drogba ka hedhur poshtë të gjithë spekuliumet për largimin e tij nga “Stemford Brixh” në fund të sezonit. Bomberi 30-vjeçar në këtë mënyrë i ka refuzuar ofertat e ardhura nga Interi, Mançester Siti e Marseja, që ishin të gatshëm për të blerë shërbimet e tij. “Dua që njerëzit të ndalojnë së thëni se do të kthehem te Marseja, apo do të bashkohem me Interin. Do qëndroj në Londër deri në fund të kontratës që kam”, tha autori i golit të fitores në ndeshjen e së martës përballë Portsmuthit. Menaxheri i tij, Tierno Sidi, zbuloi se lojtari mund të largohet këtë verë drejt klubit më të pasur të Anglisë, Mançester Sitit. “Që në vitin e shkuar ka pasur disa oferta të mira. Mançester Siti paraqiti kushte të arta. Unë pranova, sikurse edhe ai, ndërsa drejtuesit e Çelsit refuzuan 18 milionë sterlinat”.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment