06 March 2009

“Racizmi ekziston kudo”

Mbrojtësi Lilian Turam nuk ka qenë kurrë i kënaqur vetëm duke bërë punën e tij në fushën e lojës. Gjithashtu, ai ka qenë shumë i rëndësishëm duke mbrojtur të drejtat e futbollistëve, edhe jashtë “tapetit të gjelbër”. Ish-fituesi i Botërorit dhe i Evropianit ka folur për trajtimin e minoriteteve në Francë. Së fundi, ai ka qenë pjesëmarrës në një konferencë kundër racizmit në Varshavë të Polonisë. “Shpesh ngremë pyetjen nëse racizmi ekziston vetëm në stadiumet e futbollit – ka thënë ndër të tjera francezi -, por unë mund të them se një fenomen i tillë ka penetruar në çdo aspekt të shoqërisë. Ja që duket se disa njerëz nuk kanë kurajën t’i shohin gjërat, ashtu siç janë vërtet”.

No comments:

Post a Comment