
Mançester Siti mund t’i ketë mundësitë financiare për të blerë kartonin e Lionel Mesit, por do ta ketë shumë të vështirë që ta bindë yllin argjentinas të bashkohet me ta këtë verë. Ai sapo ka deklaruar se dëshiron të qëndrojë në “Kamp Nou” deri në fund të karrierës. Argjentinasi nuk shfaq kurrfarë interesi për të kaluar në radhët e Sitit dhe insiston se çdo lajm mbi transferimin e tij, sidomos te Reali i Madridit, është thjesht trillim. Në sezonet e kaluara, Mesi ka treguar mirënjohje kundrejt Barçës për trajtimin që ka marrë kur ka qenë i ri dhe ka shprehur sërish dëshirën për të qëndruar. “Nëse varet prej meje, unë do të qëndroj te Barcelona deri në fund të karrierës. Thashethemet për largimin tim janë thjesht trillime”. Problemet që ka pasur ekipi i Barcelonës në ndeshjet e fundit nuk kanë ndikuar në ambiciet e Mesit, ku më kryesorja mbetet fitimi i Ligës së Kampionëve. Fitimi i Championsit do të jetë objektivi më i vështirë për t’u arritur. Ne për momentin po mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës me Lionin, por nëse duam të fitojmë, duhet t’i mposhtim të gjithë që na dalin përpara. Mund të mposhtim këdo me lojtarët që kemi. Çdo gjë është e mundur me futbollistë si Ksavi, Iniesta dhe Daniel Alvesh, të cilët furnizojnë sulmin. Me një skuadër të tillë është normale që do të shënojmë gola”. Lionel Mesi, gjithashtu, ka shprehur gëzim që do të jetë në finalen e tij të parë të Kupës së Mbretit me Barçën. “Është e mrekullueshme që të jesh në finale. Ne kishim shumë dëshirë që të arrinim një gjë të tillë dhe më në fund ia dolëm. Është një gjë shumë e rëndësishme si për ne lojtarët, ashtu edhe për të gjithë tifozët”, ka deklaruar argjentinasi, i cili ka kaluar Samuel Eton si kryegolashënues i skuadrës për këtë sezon me 27 gola në të gjitha kompeticionet. Barcelona do të ketë përballë në finalen e Kupës ekipin e Atletik Bilbao
No comments:
Post a Comment