06 March 2009

Pepe: Do tentojnë suksesin në Romë

Do të jetë një ndeshje disi e veçantë për Simone Pepen, ajo kundër Romës. Sulmuesi ka qenë lojtari i skuadrës së të rinjve të Romës, por më pas ka kaluar në radhët e Udinezes. “Skuadra e Romës ka një sektor të rinjsh shumë të vlefshëm, sepse ata janë të zotë. Nuk patën besim tek unë, sepse në moshën 17-vjeçare nuk isha gati për Serinë A dhe vendosën të më largojnë për të luajtur në një skuadër tjetër – ka shpjeguar Pepe. – Në Romë do të jetë një ndeshje disi e veçantë. Unë do të shkoj atje për të fituar tri pikë dhe për të bërë një paraqitje të mirë, si e gjithë skuadra. Megjithatë, ndoshta duhet të them se kjo sfidë mund të jetë si të gjitha të tjerat për mua. Nuk dua t’u jap rëndësi më shumë nga sa meritojnë. Vedhekuqtë kanë qenë e kaluara ime, por s’patën besim, tashmë jam pjesë e një skuadre tjetër”, ka përfunduar Simone Pepe.

No comments:

Post a Comment