06 March 2009
Gasperini, gati për sfidën me Interin
Xhanpiero Gasperini është shumë optimist për sfidën kundër Interit, që do të zhvillohet të shtunën pasdite: “Do të jetë një sfidë shumë e madhe dhe ne jemi gati për t’u përballur me ta”. Trajneri i kuqebluve është i vetëdijshëm se do të përballet me një skuadër shumë më të fortë se ajo që ka zbritur në fushë kundër Sampdorias. “Do të jetë një Inter shumë ndryshe nga ai që kemi parë në Kupën e Italisë. Me siguri do të jenë të etur për fitore, por ne jemi shumë të karikuar dhe në formë të mirë. Jemi të qetë, pavarësisht polemikave që janë bërë ditët e fundit. Pastaj stadiumi do të jetë plot me tifozë, për të cilët do të kujdesemi që të mos zhgënjehen – ka vazhduar trajneri Xhanpiero Gasperini. – Do të përpiqemi të fitojmë tri pikë shumë të vlefshme, që do të na japin mundësi të qëndrojmë në zonën e Champions”.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment