06 March 2009
Donadel i del në krah Prandelit
Marko Donadel konfirmon se vjollcët kanë shumë nevojë për fjalët e Çezare Prandelit: “Fjalët e tij janë një stimul për ne”. Trajneri i Fiorentinës kishte refuzuar kritikat për skuadrën pas eliminimit nga Kupa UEFA, por barazimi me Rexhinën nuk e ka përmirësuar situatën. Tashmë vjollcët do të përballen me Palermon, kundërshtar të cilin Donadel nuk e nënvlerëson aspak: “Të dielën Palermo ka humbur në Katania vetëm nga pikëpamja e rezultatit, e njëjta gjë vlen edhe për sfidën kundër Juves, sepse ata kanë zhvilluar një lojë shumë të mirë. Do të përballemi me një skuadër të lënduar, që do të dojë me siguri një fitore. Por ne jemi shumë të karikuar dhe duam të marrim tri pikë shumë të vlefshme. Jemi të vetëdijshëm që nuk po zhvillojmë një lojë të mirë dhe na vjen shumë keq për këtë, por të dielën do të jetë ndryshe”.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment