21 March 2009

Patrik Vieira mbetet jashtë Francës

Patrik Vieira nuk figuron në listën e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Rajmond Domenek i Francës për ndeshjen kundër Lituanisë për eliminatoret e Kupës së Botës. Mesfushori 32-vjeçar i Interit, që ka luajtur 106 ndeshje për Francën, ka luajtur vetëm një ndeshje nga 14 ndeshjet e fundit të Francës për shkak të dëmtimeve. Franca shkon në Lituani më 28 mars dhe pas katër ditësh e pret Lituaninë në Francë. Franca renditet e treta në Grupin 7 me katër pikë nga tri ndeshje.

No comments:

Post a Comment