21 March 2009

Majkëll Ouen “mallkon” Kupën e Botës!

Majkëll Ouen pranoi se ai nuk duhet të kishte marrë pjesë në Kupën e Botës 2006, për t’ia përkushtuar riaftësimit të tij për Njukasëllin. Sulmuesi fitoi një garë me kohën, teksa u bë pjesë e kombëtares angleze në botërorin gjerman. Por dëmtimi i tij u përkeqësua dhe problemet kanë dy vjet që vazhdojnë. “Nëse shihni karrierën time te Njukasëlli të gjitha problemet lindën, kur Robinson më theu këmbën gjatë ndeshjes ndaj Totenhemit në dhjetor të 2005-s. Edhe të tjerë kanë pasur thyerje këmbe dhe janë kthyer për katër apo pesë muaj, por në rastin tim ishte ndryshe.

Ajo ishte një thyerje shume e rëndë dhe bëra gabim që u ktheva pas vetëm katër muajsh. Nuk mund të humbisja botërorin, por po të kthehesha pas do të ndryshoja gjithçka, sepse ajo Kupë Bote më ka sjellë dy vite të tmerrshme, - tha Oueni, 29-vjeçar, i cili u rikthye të shtunën gjatë barazimit 1-1 ndaj Hullit. - Tani që ndihemi mirë fizikisht shpresoj të rikthehem sa më parë te goli.” Në fund të muajit maj, Ouen do jetë i lirë nga çdo lidhje kontraktuale.

No comments:

Post a Comment