20 March 2009

Adriano i rikthehet jetës së natës

Adriano i rikthehet avazit të vjetër: një tjetër natë në diskotekë. Duket se ka qenë kjo arsyea pse sulmuesi ka qëndruar në stol kundër Fiorentinës. Të shtunën braziliani gjatë stërvitjes së fundit nuk ka qenë në kushte të mira. Më pas, të dielën në darkë, ka shkuar në jahtin e tij bashkë me Mansinin, Hulio Sezarin dhe Maikonin. Adriano nuk e ka pëlqyer përjashtimin nga formacioni në Mançester dhe marrëdhëniet me Mourinjon janë prishur sërish.
Agjenti i tij ndodhet në Milano për të diskutuar rinovimin: nuk përjashtohen surprizat. Netët në diskotekë dhe vonesat pasuese në stërvitje dukeshin një kujtim i largët. Por Adriano është rikthyer sërish tek zakonet e vjetra. Këtë herë nuk është vonuar në stërvitje, por të shtunën kur është paraqitur në “Pinetina”, nuk ka qenë në kushte shumë të mira: qëndrimi në diskotekë deri në orët e vona të natës bashkë me Maikonin ka ndikuar.
Prej këtu ka ardhur dhe vendimi i Mou-së për ta lënë në stol kundër Fiorentinës. Duket se me portugezin marrëdhëniet janë prishur sërish.

No comments:

Post a Comment