24 March 2009

Milani përgatit ofertën për danezin Kajer

Më në fund duket se Milani do të bëjë një ofertë zyrtare për danezin Simon Kajer. Prej kohësh është folur rreth interesimit të kuqezinjve për lojtarin e Palermos, që me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha. Edhe pse mbrojtësi ka deklaruar se ndihet i lumtur në Sicili, kjo nuk i ka demoralizuar drejtuesit e klubit milanist. Gjatë fundjavës së kaluar, Ariedo Braida ishte i pranishëm në stadiumin e Kievos, për të ndjekur nga afër paraqitjen e Kajer. Vëzhgimi ka ardhur në një kohë kur zv/presidenti Galiani pohoi se danezi është mjaft i talentuar dhe një futbollist për të cilin Milani interesohet

No comments:

Post a Comment