24 March 2009

Çelsi-Rajkard: Mes tyre duket se tashmë ka një marrëveshje

Çelsi duket se tashmë e ka gjetur trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm. Ai me shumë mundësi do të jetë pikërisht ish-trajneri holandez i Barcelonës, Frenk Rajkard. Lajmi është bërë i njohur dje nga shtypi britanik, por edhe media të tjera ndërkombëtare, sipas të cilave, mes palëve mendohet se është arritur një marrëveshje. Gjithçka duket praktikisht e përfunduar. Që në përfundim të këtij sezoni, Rajkard do të ketë mundësinë të marrë vendin e holandezit tjetër, Gus Hidink, i cili, pas shkarkimit të Luis Felime Skolarit, e mori drejtimin e Çelsit si një trajner "part-time" vetëm për pjesën e mbetur të këtij edicioni. Ish-lojtari i Milanit dhe më pas ish-trajneri i katalanasve mësohet se, ka gjetur gjuhën e përbashkët me pronarin rus të anglezëve, Roman Abramoviç. Për arritjen e kësaj marrëveshjeje duket se ka pasur një ndërmjetës shumë të fuqishëm, pikërisht trajnerin aktual të londinezëve, Gus Hidink. Në fakt, ky i fundit ka folur shumë mirë për bashkëkombësin e tij te padroni i "Blues", i cili duket se e ka braktisur totalisht pistën e Karlo Ançelotit. Trajneri aktual i Çelsit, që në fund të këtij sezoni do të rikthehet në detyrën e tij si trajneri i Kombëtares së Rusisë, është një mbështetës i zjarrtë i teknikut, Frank Rijkard, për të ardhmen e Çelsit.

No comments:

Post a Comment