24 March 2009
Juventusi, gati t‘i ofrojë Nedvedit rinovimin e kontratës
Juventusi kërkon të mbajë të paktën edhe për një sezon Pavel Nedved. Pas dëmtimeve të shumta, "arusha çeke" vendosi të largohet në fund të këtij kampionati. Por, me golin e shënuar në fitoren 4-1 kundër Romës, ai tregoi se ka ende për të dhënë. Bardhezinjtë po përpiqen ta bindin që të qëndrojë dhe të njëjtën gjë pritet të bëjë edhe menaxheri Mino Raiola. "Pavel e caktoi lamtumirën, por do mundohem ta bind që të vazhdojë të luajë", tha ai. "Nëse Juve do të kishte plane të tjera, qëndrimi i tij nuk do të kishte vlerë. Megjithatë, drejtuesit e klubit janë shprehur të gatshëm t‘i rinovojnë kontratën, nëse lojtari dëshiron".
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment