06 March 2009
“Mançesterin do e braktisë fati”
Portieri i Çelsit, Piter Çeh, ka paralajmëruar “djajtë e kuq” se fati i tyre nuk do të buzëqeshë deri në fund të sezonit dhe se së shpejt ata do të kalojnë një krizë rezultatesh. “Në çdo sfidë, secili ekip mund ketë një ditë të keqe, ose fat të keq. Kjo është gjithmonë e mundshme. Duhet gjithnjë një moment dhe një fat i mirë, për të luajtur dhe arritur rezultate pozitive”, tha Çeh. Portieri çek merr si shembull rastin e Çelsit në vitin 2005, kur drejtohej nga Hoze Murinjo. Blutë fituan “Carling Cup”, Premier Ligën, por iu mohua një vend në finalen e Ligës së Kampionëve nga një gol i dyshimtë i Luis Garsias në “Anfillld”. “Ne i njohim këto momente. Në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve në Liverpul pësuam një gol, që mbase kurrë s’u realizua vërtet. Mund të diskutohet shumë, por rezultati është që ne u eliminuam”.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment