19 March 2009

Lukas mendon largimin nga “Anfield”

Lukas Leiva ka pranuar se mund të mos vazhdojë të jetë lojtar i Liverpulit në të ardhmen, pasi kërkon një vend titullari për të qenë pjesë e përfaqësueses së Brazilit. Mesfushori 22-vjeçar vlerësohet shumë në atdheun e tij dhe ka luajtur tre ndeshje për përfaqësuesen braziliane, por ndihet i nënvlerësuar te Liverpuli, ku nuk ka shumë hapësirë për të luajtur.
Ish-lojtari i Gremios megjithatë pëlqehet shumë nga trajneri Benitez, por Lukasi kërkon të luajë si titullar për të siguruar vendin në përfaqësuese. “Mendoj se kam luajtur shumë, por konkurrenca për një vend këtu është shumë e madhe”, ka thënë Lukas.
“Kjo situatë nuk më shqetëson, por unë dua të luaj titullar këtu që të jem pjesë e kombëtares braziliane. Kur të mbarojë sezoni, do të marr në konsideratë opsionin më të mirë për mua. Vitin që vjen luhet Kupa e Botës dhe më duhet të bëj të pamundurën që të grumbullohem në përfaqësuese. Dhe për t’u grumbulluar, duhet të jesh titullar”, ka vazhduar më tej Lukasi, i cili nuk është grumbulluar në ndeshjen e fundit të Brazilit dhe nuk e di arsyen e këtij përjashtimi.

No comments:

Post a Comment