19 March 2009

Lista e të dëmtuarve, sa një skuadër e tërë

Ja 11-të futbollistët që e kanë mbyllur sezonin para kohe. Nga Abiati te Sisoko e Borrielo

Portieri i Milanit Kristian Abiati është i fundit i një liste të gjatë, i asaj të lojtarëve që e kanë mbyllur sezonin para kohe dhe i knë lënë takim tifozëve për vitin e ardhshëm. Lista është e gjatë, aq e gjatë sa që mund të numërohet një skuadër e tërë, e aktivizuar me skemën 3-4-1-2: pra ka një lojtar për çdo rol.

NË PORTË

- Kristian Abiati, mbrojtësi ekstrem i Milanit u dëmtua të dielën e shkuar në ndeshjen ndaj Sienës: ndrydhje e gjurit të djathtë dhe këputje ligamentesh. Pesë-gjashtë muaj pushim.

MBROJTJA ME TRE -

Sisinjo, braziliani i Romës ka këputur ligamentet e gjurit të djathtë në stërvitje. Është operuar: do të mungojë të paktën 6 muaj. Kakha Kalaxe, gjeorgjiani i Milanit është operuar në gjurin e djathtë. Koha e riaftësimit është përcaktuar pas pesë muajsh. Nikolas Burdiso, mbrojtësi i Interit. Argjentinasi në ndeshjen ndaj Sampdorias në Gjenovë pësoi një këputje të miotendinës në këmbën e djathtë dhe një këputje të ligamentit të gjurit të majtë. Të paktën dy muaj pushim.

MESFUSHA ME KATËR

Adriano Ferreira Pinto. Braziliani i Atalantës ka pësuar një këputje të plotë të ligamentit të gjurit të majtë gjatë ndeshjes kundër Milanit në “San Siro”. Të paktën pesë muaj pushim. Mohamed Sisoko, mesfushori nga Mali i Juventusit është operuar për një frakturë në këmbën e majtë, që e pësoi gjatë derbit me Torinon. Tri muaj pushim. Valter Gargano. Uruguajani i Napolit ka pësuar një frakturë në këmbën e majtë në prag të ndeshjes Napoli-Lacio. Tri-katër muaj stop. Kristian Maxhio, anësori tjetër i Napolit, ka pësuar një këputje të ligamentit të gjurit të djathtë. Rreth gjashtë muaj pushim.

FANTAZISTI

Mario Alberto Santana, argjentinasi i Fiorentinës është operuar në gju për rindërtimin e ligamntit. Koha e riaftësimit mes 4 dhe 6 muajsh.

DYSHJA E SULMIT -

Marko Borrielo ka kohë që i mungon Milanit. Gjatë ndërhyrjes kirurgjikale për heqjen e një çisti në miotendinën e kofshës së djathtë, sulmuesit kuqezi iu mjekua edhe një muskul që kishte pasur probleme prej kohësh. Sezoni i mbyllur dhe katër muaj pushim. Daniele Kaçia. Sulmuesi i Leçes, i cili u dëmtua kundër Lacios, u operua për reduktimin e frakturës në këmbën e djathtë. Pushim për më shumë se dy muaj.

No comments:

Post a Comment