19 March 2009

Krasniqi-Brujster,sërish përballë

Nuk është çudi që Luan Krasniqi të ngjitet sërish në ring përballë rivalit që i mohoi,më 28 shtator të 2005-ës, titullin e kampionit të botës në versionin WBO. Boksieri amerikan Lemon
Brujster, pasi ka triumfuar ndaj britanikut Majkëll Sprot në duelin e zhvilluar në Kil të Gjermanisë, mësohet t’i ketë telefonuar junikasit për një përballje të dytë mes tyre. Një duel i tillë konfirmohet edhe nga mediat e huaja gjermane. Brujster arriti ta mposhtë Krasniqin në raundin e nëntë, falë një nokauti teknik. 37-vjeçari Krasniqi është mposhtur për herë të fundit 16 nëntorin e vitit të kaluar, po me nokaut teknik, në raundin e tretë nga ukrainasi Alexander Dimitrenko, duel ky i vlefshëm për titullin “WBO Inter-Continental”. Mjaftuan vetëm 6 sekonda nga fundi i raundit të tretë që Krasniqi të dorëzohej përfundimisht dhe që gjyqtari spanjoll,
Manuel Oliver Palomo, të ndalte përballjen mes tyre. Për Krasniqin, kjo ishte humbja e katërt në karrierë, ndaj 30 fitoreve (14 KO) dhe një barazimi.

No comments:

Post a Comment