19 March 2009
Anglezët çudisin duke kërkuar finalen e Champions
Anglia është ngritur e gjitha në këmbë me pretendimin për të zhvilluar finalen e Ligës së Kampioneve në Londër, pasi, sipas tyre, Roma nuk paraqet siguri. UEFA ka përcaktuar kryeqytetin italian për të organizuar finalen e evenimetit më të madh europian në muajin maj. Anglezët marrin shkas nga incidenti i fundit që ndodhi në Romë, kur autobuzi i disa tifozëve të Arsenalit u sulmua nga disa tifozë vendas. “Roma nuk është një qytet i sgurtë”, është titulli kryesor i disa tabloideve angleze. Lidhur me këtë kërkesë të anglezëve, zëdhënësi i UEFA-s, Gillard, shprehet për Gazzetta dello Sport: “Transferimi i finales në një qytet tjetër vetëm dy muaj përpara zhvillimit të saj nuk e rrit aspak sigurinë”.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment