19 March 2009

Sampdoria mohon kalimin në duart e Abramoviçit

Roman Abramoviç përflitet në mediat italiane se dëshiron të marrë në pronësi një nga klubet e Serisë A. Manjati rus kërkon të përsërisë në Itali atë që arriti me klubin e Çelsit në Angli. Sipas mediave, Sampdoria është klubi më i preferuar nga Roman Abramoviçi. Lidhur me interesimin e rusit për Sampdorian, drejtuesit e kësaj të fundit mohojnë gjithçka. Sipas tyre, asgjë nuk është e vërtetë rreth zërave që qarkullojnë në mediat italiane.

No comments:

Post a Comment