06 March 2009
Kaka shtyn kohën e rikthimit të tij
Nuk kanë të mbarur problemet në sh tëpinë kuqezi. Pas dëmtimeve të shumta në skuadër, pritej riaftësimi i Rikardo Kakas, i cili shikohej si shpëtimtari i Milanit. Por mesa duket, Karlo Ançelotit do i duhet të presë ende, për të pasur në shërbim të tij dhe mbi të gjitha të skuadrës, asin brazilian. Ky i fundit, ashtu siç konfirmon edhe vetë ai, ndjen akoma dhimbje nëse bie në kontakt me topin, apo në vrapim e sipër. Gjatë ditës së djeshme Kaka është stërvitur së bashku me Ambrozinin dhe Nestën në palestër, por mbi kohën e rikthimit të brazilianit në fushë, asnjë nga drejtuesit e stafit kuqezi nuk di të japë përgjigje: “Çfarë mund t’iu them – ka bërë të ditur Kaka përballë gazetarëve – kur të jem gati, do ta merrni vesh të gjithë. Për momentin ndjej shumë dhimbje dhe nuk mund të vrapoj. Unë po vazhdoj stërvitjen e po punoj shumë, por nuk e di se kur do mund të luaj përsëri. Për momentin jam i bllokuar nga dhimbjet”. Pra, me pak fjalë është e vështirë të parashikosh se kur do kthehet Rikardo Kaka në fushë. Ndërkaq, braziliani tjetër, Ronaldinjo, shprehet optimist mbi rikuperimin e tij: “Jam mirë, dhimbjet më kanë kaluar, shpresoj që për të dielën të jem gati, edhe pse duket disi e vështirë”. Megjithatë, vështirë se Ançeloti do ta hedhë Ronaldinjon në fushë gjatë një ndeshjeje të tillë, kur ky i fundit ka një muaj që nuk stërvitet rregullisht dhe ka luajtur vetëm ndaj Verderit falë ndihmës së qetësuesve. Tashmë përballë Atalantës, skuadrës kuqezi i duhen me çdo kusht tri pikët për të dalë nga kriza, ndonëse pa Kakanë, kuqezinjtë janë shndërruar në një skuadër jo më të frikshme.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment