21 March 2009

Gatuzo: Kemi nevojë për mbrojtës

Xhenaro Gatuzo i ka lëshuar mesazhin e tij Milanit një ditë pasi Galiani ka folur për një merkato pa shumë shpenzime verën e ardhshme, kërkon përforcime. “Nëse Maldini largohet nga futbolli dhe Favali nuk rinovon kontratën, përveç Tiago Silvës na duhet edhe një mbrojtës tjetër. Krizë ekonomike? Nëse klubi do të më kërkojë një ulje të rrogës, unë jam gati”, ka thënë ai. Nuk mund të mungonte një thumbim për Interin: “Ne Mançester Junajted do ta kishim eleminuar”.

Më pas, ka pranuar se rikthimi i tij nuk mund të përshpejtohet siç shpresonte ai: “Doktori Martens nuk më ka autorizuar të kthehem në fushë para pesë muajve nga dëmtimi, kështu që duhet pritur maji”. Por, duke folu për fushën nuk mund të mos rikthehet argumenti Champions Ligë. Ajo që po luhet tani dhe ajo e ardhshmja: “Në ndeshjet me eleminim direkt ne mund të arrijmë rezultate befasuese, - ka thënë ai duke ju referuar eleminimit të Interit.

- Gjithsesi, tani për ne është e rëndësishme të rikthehemi në Champions, një vit në Kupën UEFA mjafton”. Për ta arritur këtë nuk duhet gabuar më. Duke filluar që nga sfida e së dielës kundër Napolit. “Do të jetë e vështirë për ne. Por nëse fitojmë vendi i tretë mund të konsiderohet një çështje e mbyllur”, ka thënë Gatuzo.

No comments:

Post a Comment