Sulmuesi brazilian kërkon një vend si titullar në sfidën e të dielës në mbrëmje Braziliani i Milanit, Ronaldinjo, ka dëshirë të rifitojë një vend si titullar duke filluar që nga ndeshja e ardhshme kundër Napolit, por ish-Topi i Artë ka folur edhe për shumë gjëra të tjera, duke filluar nga Brazili ku vendin e ka gjithmonë të sigurtë. “E falenderoj Dungën për mundësitë që më ka dhënë, nga ana tjetër nuk më ka thirrur në kombëtare vetëm shtatorin e kaluar, pasi isha shumë i lodhur nga pjesëmarrja në Lojërat Olimpike. Tani ndihem me të vërtetë mirë.Më djeg akoam meleminim që kemi pësuar në Botërorin e 2006-ës. Por, në 2010-ën nuk do të dështojmë”. Më pas vjen një këshillë edhe për Amaurin: “Të mos merret me Italinë dhe të vijë tek Brazili. Botërorin e ardhshëm do ta fitojmë ne. Pato? Ka cilësi të mëdha dhe mirkuptimi midis nesh në lojë është përmirësuar shumë”. Ndërkohë Ronaldinjo ka gjetur edhe pasardhësin e tij, ose pothuajse. “Nëse ka në Brazil një lojtar që më pëlqen?Po, është Dentinjo, një sulmues i Korinthiasit. Por, ngjan më shumë me Robinjon se me mua”. Duke u rikthyer tek kampionati, Dinjo, ka shpjeguar se çfarë kuptimi ka për të sfida kundër Napolit në San Paolo. “Ka qenë stadiumi ku ka luajtur idhulli im, Maradona. ka qenë idhulli i gjithë familjes sime. Shtëpia jonë ka qenë e mbushur me fotografi të tijat. Isha i vogël, por e mbaj mend shumë mirë atë ekip ku ka luajtur edhe i madhi Kareka”. Pra fantazisiti brazilian është gati për t’u kthyer si titullar. “Po stërvitem me intensitet prej një jave.Dua të luaj që nga minuta e parë kundër Napolit”. Por me fillim e 2009-ës Ronaldinjo ka luajtur në pak ndeshje dhe ka shënuar pak gola. “Nuk ka qenë e lehtë për mua të përshtatem me Milani dhe futbollin italian. Pas zëvendësimit në Romës (11 janar) Ançeloti më ka lënë në stol dhe unë kam kuptuar se vetëm nëpërmjet punës mund të dilja nga ajo situatë. Trajneri më ka folur qartë dhe ka pasur të drejtë”, ka përfunduar Dinjo |
21 March 2009
Dinjo mesazh trajnerit: Jam gati për Napolin
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment