21 March 2009

Objektivi i Militos: Duam Championsin

“Do të luftojmë deri në fund për Championsin”. Diego Milito do ta çojë Xhenoan në Europën që ka rëndësi. Kuqeblutë ndodhen në vendin e katërt me 2 pikë avantazh ndaj Fiorentinës dhe Romës. “Jemi shumë të kënaqur me atë që po bëjmë, duhet të vazhdojmë kështu deri në fund”. Argjentinasi më pas është shprehur entuziast për interesimin e klubeve të mëdha kundrejt tij. “Nuk dua të flas për merkato. Jam i lumtur që jam tek Xhenoa dhe dua ta përfundoj këtë kampionat në mënyrën më të mirë”. Ndërkohë, Xhenoa ka befasur të gjithë: “Vendi i katërt nuk ka qenë një objektivi jonë në fillim të sezonit. Tani nodhemi aty, mungojnë edhe dhjetë ndeshje deri në fundin e kampionatit dhe ne do të luftojmë për ta arritur këtë objektiv”. Diego Maradona, trajneri i Argjentinës, e ka grumbulluar Militon për dy ndeshjet e vlefshme për kualifikimin në Botërorin e 2010-ës kundër Venezuelës dhe Bolivisë. “Jam shumë i lumtur për këtë, do të përpiqem të përfitoj nga kjo mundësi”. Por edhe Championsi është një eveniment i rëndësishëm. “Pas Botërorit ndoshta është kompeticioni më i bukur. Do të më pëlqente shumë të luaja në këtë eveniment”, ka thënë Milito.

No comments:

Post a Comment