24 March 2009
Ançeloti: Kam fituar edhe si ndihmëstrajner i Berluskonit
Ka sërish polemikë në distancë mes Hoze Murinjo e Karlo Ançelotit. Ai që e ka ndezur situatën ishte trajneri i zikaltërve, i cili pasdite pas fitores ndaj Rexhinës, ka sqaruar se kujt i referohej, kur disa kohë më parë kishte folur për trajnerë, që humbasin dinjitetin e tyre profesional. "Do të thotë që, ndërsa unë e përzgjedh vetë skuadrën time që do të zbres në fushë, ka trajnerë, të cilët nuk e bëjnë këtë, bota e futbollist është e mbushur plotë me të tillë", ka thënë portugezi i sigurt, që ai nuk do të pranonte imponime të tilla: "Nëse dikush do të më thoshte se si ta bëj formacionin, një ditë më pas zyra ime do të ishte bosh dhe valixhet gati për t‘u kthyer në shtëpi. Përgjigjja nuk ka vonuar. Trajneri i Milanit, me të dëgjuar fjalët e teknikut të Interit, ka buzëqeshur dhe është përgjigjur në një mënyrë po aq pikante në mikrofonat e "Sky" pas ndeshjes me Napolin: "Mund t‘i them se, me Berluskonin trajner kam fituar dy Kupa kampionesh si lojtar dhe dy si ndihmës trajner i tij...". Ndërsa në lidhje me sfidën e "San Paolos" ka qenë shumë i qartë: "Pika është e mirë, paraqitja pak më pak. Mund të bënim diçka më shumë. Tani duhet të ruhemi nga Xhenoa e Fiorentina, që po ecin shumë mirë. E ardhmja? Vitin e ardhshëm dua të luaj në Champions me Milanin".
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment