19 March 2009
Benitez, me Liverpulin deri më 2014-n
Rafa Benitez u dha fund spekullime rreth të ardhmes së tij, Spanjolli ka nënshkruar kontratën e re me drejtuesit e Liverpulit, që e mban të lidhur me klubin anglez deri në vitin 2014. “Zemra ime është me Liverpulin, kështu që jam shumë i kënaqur për këtë marrëveshje. E dashuroj këtë skuadër, qytetin dhe tifozët e saj, Nuk mund t’u thosha jo drejtuesve, kështu që e pranova ofertën. Gjithmonë e kam thënë se kam dëshiruar të qëndroj sa më gjatë në këtë klub. Sipas kontratës së re që kam nënshkruar, i bie të qëndroj më tepër se një dekadë. Liverpuli është i respektuar në të gjithë botën. Është nder për pur të vazhdoj të punoj për këtë skuadër, aq me tepër që po ndihmoj të krijoj një kapitull të ri. Nuk mun të lë pa falënderuar pronarët, që bën gjithka për të arritur këtë marrëveshje. Të gjithë dëshirojmë të njëjtën gjë: të jemi të suksesshëm, duke fituar sa më shumë trofe”, - është shprehur Rafa Benitez.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment