skip to main |
skip to sidebar
Van Bomel: Nëse Barcelona na mund, do ta fitojë Ligën e Kampionëve

Mesfushori ofanziv dhe kapiteni i Bajernit të Munihut, Mark Van Bomel, të mërkurën në mbrëmje do të vrapojë në fushë kundër ish-skuadrës së tij, Barcelonës, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Në prag të kësaj sfide, futbollisti holandez e sheh Barcelonën si favorite.
“Të mërkurën do të luajmë ndaj skuadrës më të mirë në botë për momentin dhe atë para tifozëve të saj. Është e qartë se Barcelona është favorit i madh, ngase luan në një formë të shkëlqyeshme dhe ka disa prej futbollistëve më të mirë në botë”, ka thënë Van Bomel, i cili në “Camp Nou”, ka luajtur në edicionin 2005/2006. “Ashtu si shumë njerëz të tjerë, edhe unë besoj se Barcelona do ta fitojë Ligën e Kampionëve, nëse arrin të na eliminojë neve. Por, po ashtu nëse ne arrijmë ta eliminojmë Barçën, do t’i dërgojmë një porosi të qartë të gjithëve: ‘Shikoni, Bajerni i vërtet u rikthye’”, ka përfunduar Van Bomel.
No comments:
Post a Comment