Mediat italiane shkruajnë se Manchester United është i gatshëm t’i bashkohet rivalit të qytetit, Manchester Cityt, në garën për të marrë shërbimet e portierit të Juventusit, Gianluigi Buffon.
Buffon është pjesë e rëndësishme e biankonerëve, por drejtuesit e klubit mund ta shesin atë nëse do të kishin ndonjë ofertë të lartë për të.
Sipas Tuttosport, City tashmë nuk është i vetmi klubi i interesuar për Buffon, pasi edhe Sir Alex Ferguson dëshiron ta shohë portierin italian në klubin e tij.
Juventusi mund të gëzohet më shumë për këtë, pasi konkurrenca mes dy klubeve sigurisht se do të bëjë një oferta të rritet.
Krahas dy klubeve anglez, më herët u spekulua se edhe Barcelona kishte shprehur interesim për italianin.
09 April 2009
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment