21 April 2009

Ultras Biankonerët: Nuk i kërkojmë falje Balotellit

Ultras Biankonerët si duket e kan ndër mend të flijohen me një ndeshje pa tifoz, se sa ti kërkojnë falje Balotellit për fyerjet raciste që ia bënë në ndeshjen Juve - Inter. Duke e parë edhe përvojën e mëhershme një gjë e tillë mund të themi se është pritur, ngase Biankonerët pothuajse gjithëherë jan kokëfortë. Në një deklaratë për shtyp ata thanë: "Në emër të të gjithë tifozave Ultras nuk i kërkojmë falje Balotellit,edhe pse kemi marrë në konsiderim lutjet që na janë bërë si nga ana e kryesisë së klubit si nga Federata Italiane. Por ne duam të deklarojmë se ne nuk jemi psikopatë të fyejmë një njeri vetëm e vetëm pse është me ngjyr të zezë. Në atë lojë luajtën edhe Patrick Vieira dhe Sulley Muntari edhe ata gjithashtu ishin kundërshtarët tanë, por nuk i fyem sepse karakteri i tyre është një karakter prej sportisti dhe ne e kuptojmë këtë, por në rastin e Balotellit gjërat janë më ndryshe ngase Balotelli disa herë na ka provokuar neve gjatë ndeshjes, të njejtën gjë e ka bërë edhe nëpër media
dhe ne nuk e tolerojmë këtë gjë, e sidomos në shtëpinë tonë". përfundon deklarata e Ultra Biankonerëve.

No comments:

Post a Comment