Kampioni i Spanjës, Real Madridit, mund ta humbë mesfushorin Wesley Sneijder për gjithë sezonin, për shkak të lëndimit të tij në gju.
Holandezi u largua nga loja gjatë fitores minimale të Realit në udhëtim tek Recreativo Huelva dhe skenimet e djeshme konfirmuan lëndimin.
Klubi ka bërë të ditur se Sneijder do të mungojë për gjashtë javë, që do të thotë se ai do të mund të jetë i gatshëm vetëm për dy ndeshjet e fundit ndaj Real Mallorca dhe Osasuna, nëse gjithçka shkon sipas planit.
20 April 2009
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment