Edhe krahas spekulimeve të cilat e lidhin me një kalim prej 75 milionë funtesh në Real Madrid, Cristiano Ronaldo thotë se Manchester United është klubi i duhur për të.
Portugezi shënoi dy gola në ndeshjen e fundit ndaj Aston Villas, të cilën Djajtë e Kuq e fituan me rezultat 3-2.
Manchester United nesër do të ndeshet me Porton në kuadër të ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa Ronaldo ka shfrytëzuar rastin ta shfaqë besimin e tij ndaj klubit para kësaj përballje.
“Gjithmonë i kemi këto pyetje. Jam i lumtur në këtë klub. Mendoj se ky është klubi i duhur për mua”, ka thënë Ronaldo në pyetjen e zakonshme rreth transferimit të tij në Real Madrid.
07 April 2009
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment