01 April 2009

Ronaldo shënon edhe golin e pestë për Corinthians

Sulmuesi brazilian Ronaldo vazhdon të shkëlqejë pas rikthimit të tij, duke shënuar edhe golin e pestë në kampionatin brazilian pas vetëm shtatë ndeshjeve.
Ish-ylli i Milanit shënoi golin e dytë në fitoren e mbrëmshme me rezultat 3-0 të Corinthians ndaj Ituano. Ky ishte goli i pestë i sulmuesit brazilian në shtatë ndeshje me klubin e tij të ri.
"Fenomeni vazhdon të dëshmojë se nuk e ka humbur instinktin golashënues, por edhe vetë ka pranuar se duhet të punojë edhe shumë për ta përmirësuar gatishmërinë fizike të tij.
“Jam shumë i lodhur. Tash kam nevojë të pushoj”, ka thënë Ronaldo, i cili është aktivizuar në të katër ndeshjet e fundit të Corinthians.

No comments:

Post a Comment