02 April 2009

Pujol dhe Iniesta,gati për ndeshjen kundër Valadolid

Barcelona është kthyer në stërvitje dhe lajmi i mirë që vjen është se Pujol dhe Iniesta,nëse gjithçka shkon mirë,do të jenë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen e së shtunës kundër Valadolid.Padyshim se rekuperimi i Pujol dhe Iniesta është një lajm i mirë për liderin e tabelës,Barcelonën për të mbajtur distancën e krijuar me rivalin e ”përjetshëm” R.Madrid në 6 pikë.Sikurse Iniesta poashtu edhe kapiteni Pujol,janë rekuperuar plotsisht nga lëndimet që i patën dhe pritet që të dy të startojnë në 11-shen e parë në ndeshjen e së shtunës.Kapiteni Pujol,u lëndua gjatë ndeshjes kundër A.Bilbao në fillim të marsit dhe diagnoza ishte dëmtim i shkallës së dyte në ligamentin e jashtëm anësor të kyçit të këmbës së majtë me një vlerësim të rrimëkëmbjes për një periudhë jo më pak se tre javë.Që atëher doktori klubit ,Ricard Pruna,deklaroi se kthimi në fushë do varet nga evolucioni i lojtarit.Dje Pujol nuk ka patur asnjë problem dhe është stërvitur në mënyrë perfekte.Gjithashtu,edhe Iniesta,i cili pati një dëmtim të muskujve të kofshës që e mori në ndeshjen kunder Malagës,lëndimi i tij ka evoluar shumë mirë dhe do jetë gati për ndeshjen e radhës.

No comments:

Post a Comment