10 April 2009

Marseille humbet në fushë të Shakhtarit

Ekipi i mesfushorit kosovar, Lorik Cana, Olimpique Marseille, ka humbur me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës UEFA në fushë të Shakhtar Donetsk.
Ukrainasit shënuan nga një gol në secilën pjesë, për t’u siguruar se do të udhëtojnë më të qetë në ndeshjen e kthimit, që do të zhvillohet pas një jave në Velodrome.

Golin e parë për Shakhtar Donetsk e shënoi mbrojtësi çek Tomas Hubschman, gjashtë minuta para fundit të pjesës së parë (39’), derisa rezultatin e vulosi mesfushori brazilian Jadson pas 20 minutash lojë në pjesën e dytë (65’).

Në radhë janë edhe tre ndeshje tjera çerekfinale të kupës UEFA, ku në takimet e para Hamburgu pret ekipin anglez Manchester City, Paris Saint Germain pret Dinamo Kievin, dhe takimi tjetër interesant ku ekipi i vetëm italian në garat evropiane, Udinese, udhëton tek ekipi gjerman Werder Bremen.

No comments:

Post a Comment