05 April 2009

Manchester United rimerr kreun, fitore 3-2 me Aston Villa

Skuadra kampione e Manchester United ka rifituar vendin e parë në Premier League pas suksesit 3-2 ndaj Aston Villa.

Kampionët e Anglisë rikthehen bindshëm edhe pse për këtë u duhen më shumë se 95 minuta lojë. Manchester United ka rimarrë kryesimin e kampionatit me një pikë më shumë dhe një ndeshje më pak se Liverpool në vendin e dytë.

Fitorja 3-2 ndaj Aston Villa sanksionoi vendin e parë të United. Skuadra e sir Alex Ferguson u tregua superiore ndaj miqve edhe pse ekipi i O’Neill ishte në ditë të mirë. Cristiano Ronaldo shënoi golin e parë ndërsa më pas shifrat u barazuan nga sulmuesi John Carew. Në pjesën e dytë Agbonlahor shënoi golin e avantazhit për Aston Villa.

Më pas Cristiano Ronaldi riktheu barazimin në “Old Trafford” me një gol të bukur dhe një aksion manuali, ndërsa emocionet u rezervuan në minutat shtesë. Talenti Macheda bëri një finte të bukur në zonë duke shënuar golin e fitores për Manchester United që tani ka 68 pikë. Në ndeshjen tjetër Everton shkatërroi 4-0 Wigan.

No comments:

Post a Comment