Takim i Grupit të Nëntë kualifikues për Kampionatin Botëror 2010, i zhvilluar të mërkurën mbrëma në Amsterdam Arena, ndërmjet Holandës dhe Maqedonisë ka përfunduar me fitoren e skuadrës vendase me rezultat 4-0.
:Serinë e golave e hapi Dirk Kuyt, i cili krijoi avantazhin në minutën e 16-të, ndërsa rezultatin e dyfishoi sulmuesi i Realit, Klaas-Jan Huntelaar (25’).
:Pa përfunduar pjesa e parë (41’) sulmuesi i Liverpoolit, Dirk Kuyt, shënoi edhe golin e dytë personal në këtë ndeshje, ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi lojtari tjetër i Real Madridit, Rafael van der Vaart (88’).
"Takimi tjetër i Grupit të Nëntë i zhvilluar ndërmjet Skocisë dhe Islandës, ka përfunduar me fitoren e vendasve me rezultat 2-1.
No comments:
Post a Comment