Sipas tabloidit britanik, "The Sun", trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, është shumë afër marrjes së postit të trajnerit te Chelsea në fund të këtij sezoni, pasi që Guus Hiddink ka konfirmuar largimin e tij nga Blutë.
“Unë kam një kontratë formale me Rusinë dhe për mua është shumë me rëndësi që ta mbaj fjalën. Standardet morale në biznesin tonë nganjëherë shkojnë poshtë e lartë, mirëpo unë dëshiroj që përkushtimin tim ta dërgoj deri në fund”, ka thënë Hiddink.
Ndërkohë, në Itali spekulohet se Ancelottit i është ofruar një kontratë nga Blutë, që mban vlerën 5.5 milionë euro në sezon (neto), plus 1.1 milion për secilën trofe që do ta sjellë në Stamford Bridge.
11 April 2009
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment