20 April 2009

Guardiola: Titujt më të rëndsishmit

Trajneri i Barcelonës Pep Guardiola ka thënë se titujt jan më të rëndësishëm se thyerja e rekordeve, që kohët e fundit nuk është edhe ndonjë risi tek skuadra e Barcelonës. Barcelona e mposhti Getafen me rezultat 1:0 dhe ruajti epërsinë prej gjashtë pikëve ndaj rivalit më të madh Real Madridit, duhet cekur se Barcelona është e uritur për sukses sepse nuk e ka fituar titullin Spanjoll në dy vitet e fundit.-"Rekordi i vetëm që mund të thyejm ne është të fitojm një titull, çdo lojtarë është i "uritur" për titullin e kampionit dhe çdo lojtar i imi e ka prioritet atë para thyerjes se ndonjë rekordi."tha Pep Guardiola për të përditshmën "AS". Duhet cekur se Barcelona ka thyer shumë rekorde kohëve të fundit si p.sh Messi para ca javëve shënoi edhe golin e 4000-të për Barcelonën.

No comments:

Post a Comment