21 April 2009

Ferguson sonte tifoz i Arsenalit

Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, thotë se ai do ta përkrahë Arsenalin në ndeshjen e sotme përballë Liverpoolit.
Një pikë e fituar nga djelmoshat e Rafael Benitez do të ishte e mjaftueshme për të dërguar Liverpoolin në krye të tabelës së Ligës Premier, edhe pse të kuqtë do të kenë dy ndeshje më shumë se djajtë e kuq.

“Nuk e di se çfarë Arsene do të mendojë për ndeshjen por sido që të jetë, Arsenali gjithmonë përpiqet. Kjo është filozofia e Arsenalit, është fitues. Të dëshmojnë se mund të pëpiqen, kjo është e gjitha që mund të kërkoj”, ka thënë Ferguson.

No comments:

Post a Comment