04 April 2009

Chilavert: Maradona nuk është rritur ende për ta drejtuar Argjentinën

Jose Luis Chilavert, portieri argjentinas që mbrojti portën e Kombëtares së Paraguajt, ka kritikuar Diego Maradonën pas humbjes së turpshme të "gauçosëve” nga Bolivia (6:1).

Katastrofa në La Paz, në ballafaqimin ne xhiros së 12-të të kualifikimeve për Kampionatin Botëror Afrika e Jugut 2010 të grupit të Amerikës Jugore, ishte humbja e parë në mandatin e tij si përzgjedhës për ish futbollistin më të mirë të botës. "Mendoj se posti i Përzgjedhësit për të Kombëtares së Argjentinës është një përgjegjësi tepër madhe Maradonën", ka thënë Chilavert, për televizionin Unicanal të Paraguajit. "Është një punë e vështirë për një njeri i cila ka jetuar me drogën dhe ka ardhur disa herë buzë vdekjes. Kjo është diçka që do të ndjekë gjatë në jetë dhe ky është një hendikep i madh për te. Ai duhet q këtë problem ta zgjidh dhe ta harrojë sa më shpejt që është e mundur". "Nuk mund të arrini sukses vetëm në saje të famës që keni. Duhet shumë të punoni për një gjë të tillë. Ajo që bërtet në vijën anësore duke u thirr në karizmen e tij, nuk do të thotë se është i aftë të drejtojë skuadrën", ka përfunduar Chilavert. Maradona në karrierën e trajnerit para se të bëhet përzgjedhës mezi ka pasur disa muaj përvojë në bankën e skuadrës nga një ligë e rangut të ultë Mandiy de Corrientes dhe skuadrës elite Racing, të dyja klubet argjentinase.

No comments:

Post a Comment