09 April 2009

Cech: Chelsea mund të kishte shënuar më shumë

Portieri i Chelseat, Petr Cech, ka fituar shumë vetëbesim pas fitores së mbrëmshme ndaj Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, dhe beson se bashkëlojtarët e tij mund të kishin shënuar edhe më shumë gola.

“Ende jemi në gjysmë të rrugës për kualifikim në gjysmëfinale, por rezultati 3-1 është një avantazh i shkëlqyeshëm dhe është një rezultat shumë i favorshëm për ne”, ka thënë Cech.

“Patëm një fillim të tmerrshëm dhe pësuam, që ishte gjëja e fundit që dëshironim. Por treguam një reagim të duhur dhe mund të kishim shënuar edhe më shumë”, ka shtuar portieri çek pas ndeshjes së mbrëmshme.

No comments:

Post a Comment