02 April 2009

Capello: Anglia fitoi si ekip

Menaxheri i Anglisë, Fabio Capello, është krenar me lojtarët e tij pas fitores së mbrëmshme kualifikuese për Kampionatin Botëror, Afrika e Jugut 2010, ndaj Ukrainës.
Ishte John Terry ai i cili u solli një fitore të vonshme Tre Luanëve kundër Ukrainës, për tu kujdesur që Anglia të nxjerrë kështu numrin maksimal të pikëve nga pesë ndeshjet e para.
“Jam shumë i lumtur pasi fitorja e pestë është shumë e rëndësishme... 15 pikë. Jam i kënaqur me John Terryn. Por jam i kënaqur edhe me lojtarët tjerë, pasi ishte një ndeshje shumë e vështirë” ka thënë Capello.
“Kemi qenë të përgatitur për këtë dhe kam folur me lojtarët para ndeshjes dhe thamë se lojtarët e Ukrainës do të ishin më të freskët se ne. Në pjesën e dytë vuajtëm për shkak të kësaj”.
“Tash kemi dy muaj para ndeshjeve të ardhshme dhe shpresoj, në qershor, lojtarët të jenë më të shndritshëm, më të freskët se tash”.
“Asnjëri nuk u dallua sonte. Të gjithë luajtën mirë. Luajtën si grup. Më pëlqen kjo dhe është shumë e rëndësishme. Mund të arrini sukses vetëm nëse luani si ekip”, ka shtuar italiani.

No comments:

Post a Comment