12 April 2009

Barcelona marshon drejt titullit


barça_recre_360

Barcelona ka forcuar kreun e tabelës së La Ligës, pasi shënoi fitore me rezultat 2-0 në Camp Nou përballë Recreativo Huelva, përfshirë edhe një penalti të humbur nga Lionel Messi.
Andres Iniesta shënoi gol pas vetëm 42 sekondash lojë, për t’i dhënë epërsinë e hershme Barcelonës. Spanjolli shënoi pas një loje të mirë nga Thierry Henry.
"Ishte sërish Iniesta protagonist edhe i golit të dytë, goditja e të cilit u devijua nga Nasief Morris dhe përfundoi në rrjetën e Recreativos (68’).
"Për Barcelonën u akordua edhe një penalti, por Lionel Messi nuk ishte i saktë nga pika e bardhë (81’). Rereativo në anën tjetër shumë shpejt pas penaltisë së humbur të Messi shënoi një gol, që u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje.
"Tre pikët e reja e çojnë në nëntë epërsinë e Barcelonës ndaj Real Madridit në krye të tabelës së La Ligës. Reali do të mund ta ngushtojë këtë epërsi sërish në gjashtë kur nesër pret në Bernabeu ekipin e Valladolidit.

FC Barcelona: Valdés, Alves, Márquez, Cáceres, Sylvinho, Busquets, Gudjohnsen (Xavi 61'), Iniesta (Hleb 74'), Henry, Bojan (Keita 65'), Messi
golat dhe video: 1-0 Iniesta (01') - VIDEO, 2-0 Morris, selvmål (66') - VIDEO

No comments:

Post a Comment