Trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, u ka dhënë fund spekulimeve për një largim të mundshëm nga San Siro, duke pohuar se do t’i mbetet besnik skuadrës kuqezi.
Kohëve të fundit spekulohet se Ancelotti bën pjesë në planet e Real Madridit për sezonin e ri, mirëpo ish-trajneri i Juventusit ka mohuar largimin nga Milani.
“Unë kam një marrëveshje deri në vitin 2010 dhe do ta respektoj atë”.
“Qëllimi ynë është që të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve dhe të kemi një sezon shumë më të mirë se ky që po shkon”, ka thënë Ancelotti për “Sky Sport Italia”.
01 April 2009
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment